Kanë vazhduar evakuimet e pasagjerëve nga anija turisitike në të cilën ka shpërthyer hantavirusi.
Së fundmi, dhjetëra pasagjerë kanë zbritur nga anija turistike dhe fluturimet e evakuimit kanë filluar nga Tenerife, në Ishujt Kanarie.
Ndërsa, autoritetet shëndetësore spanjolle kanë thënë se pasagjerët janë kontrolluar, derisa ishin ende në bordin e anijes turistike dhe ishin asimptomatikë, ku një pasagjer francez ka shfaqur simptoma gjatë fluturimit për në shtëpi.
Të pesë të evakuuarit në atë fluturim do të hyjnë në protokollet e izolimit pas uljes, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë, deri më tani janë nisur me fluturime 14 persona për në Madrid, pesë persona për në Francë, katër persona për në Kanada, 26 persona për në Holandë, 22 persona për në Mbretërinë e Bashkuar, dy persona për në Irlandë dhe tre persona për në Turqi.
Fluturimet e ardhshme përfshijnë aeroplanë që shkojnë për në Shtetet e Bashkuara dhe Australi.
Pasagjerët amerikanë pritet të jenë grupi i radhës që do të evakuojë anijen turistike të prekur nga hantavirusi, kanë thënë autoritetet spanjolle.
Me procesin e zbarkimit që pritet të përfundojë të dielën, 17 amerikanët ka të ngjarë të jenë grupi i fundit që do të evakuohet përpara se operacioni të vazhdojë nesër në mëngjes. /Klankosova.tv









