Në “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta do të luhet sfida e parafundit për 1/16-at, ku do të mësohet çerekfinalisti i radhës. Argjentina vjen në këtë fazë pasi mundi 3-2 në kohën shtesë debutuesit e Cape Verde.
Egjipti vjen në këtë fazë pasi eliminoi Australinë, nga pika e bardhë e penalltive. Sigurisht që kampionët e botës në fuqi konsiderohen si favoriti kryesor për këtë takim, por ku Botëror ka pasur jo pak surpriza deri tani.
Sot do të jetë “vallëzimi i fundit” në Botëror, për njërin nga dy legjendat: Mohamed Salah ose Lionel Messi.
FORMACIONET ZYRTARE:
ARGJENTINA XI: Martínez; Molina, Romero, Lisandro, Tagliafico; De Paul, Enzo Fernández, Mac Allister, Paredes; Álvarez, Messi
EGJIPT XI: Shobeir; Hany, Rabia, Ibrahim, Hafez; Ashour, Lashin, Attia; Zico, Salah; Hassan
The post “Vallëzimi i fundit” për Messi ose Salah. Argjentinë-Egjipt, formacionet zyrtare appeared first on Telesport.








