Gazetari e analisti Vehbi Kajtazi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij në raport me Çamërinë e Shqipërinë prej ardhjes së tij në pushtet.
Në profilin e tij, Kajtazi ka shpërndarë një fotografi të Kurtit nga Greqia.
“Veç kur u çu dhe tha: “Shteti grek ka kryer gjenocid në Çamëri.” Pastaj rroku armet dhe filloi “çlirimin” e kësaj krahine shqiptare. Po çfarë Çamërie bre? Prej se ka ardhë në pushtet, çdo verë pushimet i kalon në Greqi me një grup komunistësh. Kurrë më nuk e ka përmendur gjenocidin grek ndaj çamëve. Kurrë më nuk i ka kaluar pushimet në Shqipëri”, ka thënë Kajtazi në postimin e tij.








