Ulutas nëpërmjet videos tregon çfarë porosi çoi në NATO

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, është deklaruar për takimet që ka pasur në selinë e NATO’s në Bruksel, me ambasadorët e vendeve aleate, ku mes tjerash ka takuar edhe zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska. Ulutas, ka thënë se edhe pse situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, ajo ‘’mbetet e brishtë’’, ku ka ‘’potencial për tensione të reja’’, sidomos, në veri të vendit.

Më tej, Ulutas, ka shtuar edhe se, ai e ka prioriteti ruajtjen e stabilitetit, në të mirë të të gjitha komuniteteve, dhe se, për këtë qëllim, KFOR-i mban një prani të dukshme, të shkathët dhe fleksibile në terren, që i lejon ata të reagojmë ndaj çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

Komandanti i KFOR-it, ka vlerësuar edhe se, ‘’ekziston një nevojë urgjente për një zgjidhje politike të qëndrueshme’’.

‘’ Prandaj – siç e dëgjova edhe sot qartë dhe fuqishëm – NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dhe fuqishëm Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në fund të fundit, stabiliteti varet nga zgjedhja e të gjitha palëve për diplomacinë në vend të dhunës. Rruga drejt paqes së qëndrueshme është politike. Nuk është ushtarake. KFOR-i do të vazhdojë të japë kontributin e tij në mbështetje të këtij procesi’’, ka deklaruar mes tjerash.