Kvaratskhelia ndëshkon Villa-n me super gol, 17-vjeçari shtang PSG me një gol historik (Video)

Superkupa e Europës që po zhvillohet në Slazburg mes Paris Saint-Germain dhe Aston Villa-s është zhbllokuar shumë shpejt.

Në fakt, kampionëve të Champions League u kanë mjaftuar vetëm 20 minuta për të gjetur golin e avantazhit.

Një gol që është shënuar nga Kvicha Kvaratskhelia. Gjeorgjiani është futur në zonë dhe ka mposhtur portierin Bizot me një goditje të fuqishme.

PSG-Aston Villa 1-0 Kvaratskhelia

Reagimi i Aston Villa-s ka ardhur në fundin e pjesës së parë kur 17-vjeçari Brian Madjo, në debutimin e tij më klubin anglez, ka barazuar për ekipin e Emery.

Një gol i merituar për Villa-n  që kishte shkuar afër golit disa herë pikërisht me Madjo.

Anglezi

PSG-Aston Villa barazimi i Madjo

Sulmuesi anglez është bërë lojtari më i ri që shënon gol në Superkupën e Europës.