Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas lajmeve se partia e tij ka arritur marrëveshje me Vetëvendosjen, me të cilën atij do t’i mundësohet posti i kryetarit të Kuvendit.
Haziri i ka quajtur të pavërteta lajmet për ndërrim të pozicioneve.
Ai ka thënë se LDK-ja është në bisedime për postin e presidentit.
Postimi i tij:
LDK dhe Kryetari Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit President.
Shkrimet nē media për ndërrime të pozicioneve janë të absolutisht të pavërteta.
LDK është parti e shpresës dhe e besës dhe angazhohet në vazhdimësi për insititucione funksionale e përfaqësuese.
Është dëshmuar tashmë se një parti dhe një udhëheqës janë të pamjaftushëm për arritjen e qëllimeve politike të Republikës!









