Trump nominon ambasadorë për Mal të Zi BeH dhe Serbi, por jo edhe për Kosovë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar ambasadorët për Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Bullgari dhe Serbi. Ndër emërimet e reja nuk ka kandidat për ambasador në Kosovë.

Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, dje u nominuan ambasadorë për El Salvadorin, Azerbajxhanin, Kamboxhian, Guinenë Ekuatoriale, Moldavinë, Indonezinë, Republikën e Trinidadit dhe Tobagos, Paraguain, Kolumbinë, Lituaninë, Egjiptin, Brazilin, Ekuadorin, Gambinë, Sierra Leonen dhe Kenian.

Gjithashtu u theksuan edhe ambasadorët për rajonin, transmeton Paparaci.

Për ambasador në Bosnjë dhe Hercegovinë, Trump propozoi Ronald Johnson nga Masaçusetsi, ndërsa Peter McCoy nga Karolina e Jugut u nominua për Malin e Zi.

U nominua edhe ambasadori për Bullgarinë, dhe bëhet fjalë për Douglas Holder nga Florida.

Për ambasador në Beograd, Trump propozoi Michael Young nga Utah.

Ndër nominimet e publikuara nga Shtëpia e Bardhë ende nuk ka kandidat për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë deri në fund të vitit 2024 e ushtroi Jeff Hovenier, pas së cilës u largua nga posti dhe doli në pension. Aktualisht, detyrën e të ngarkuarës me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë e ushtron Anu Pratipati.

Sipas procedurës në SHBA, nominimet e presidentit për ambasadorë i dërgohen Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, i cili i shqyrton kandidatët dhe voton për konfirmimin e tyre./Paparaci.com