Një grua në Prizren është gjetur në rrugë pa shenja jete.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se njësitet relevante policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.









