Donald Trump ka publikuar një postim në platformën e tij Truth Social, ku akuzon Iranin për një “shkelje të pamend” të marrëveshjes së armëpushimit.
Presidenti amerikan pretendoi se Irani ka lëshuar të paktën katër dronë ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit, përfshirë një që, sipas tij, “goditi drejtpërdrejt kuvertën e sipërme të një anijeje të madhe dhe shumë të shtrenjtë transportuese të mallrave”, raporton SkyNews.
“U shkaktuan dëme, por anija ishte në gjendje të vazhdonte rrugën e saj”, shtoi ai.
“Ne rrëzuam tre dronët e tjerë. Është e qartë se kjo është një shkelje e pamend e marrëveshjes sonë të armëpushimit”, tha Trump.








