Tre gola për gjashtë minuta, nis festa në “Allianz Arena”. Bayern e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Stuttgart (video)

Bayern Munich është drejt titullit të 35-të në Bundesligë. Bavarezët po fitojnë 3-1 ndaj Stuttgart në sfidën e javës së 30-të, e cila po luhet në “Allianz Arena”.

Miqtë shënuan të parët me Chris Fuhrich në minutën e 21-të, me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës. Kundërpërgjigjja e bavarezëve nuk vonoi dhe ishte e rrufeshme, duke shënuar tre gola për gjashtë minuta.

Në minutën e 31-të, Raphael Guerreiro shënon me kokë pas asistit të Jamal Musiala. duke barazuar shifrat 1-1. Në minutën e 33-të, Nicolas Jackson shënon golin e avantazhit, pas asistit të Luis Diaz.

Në minutën e 37-të, Alphonso Davies shënon golin e tretë, me një goditje me të jashtmen brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 3-1. Bayern-it i duhet vetëm një pikë për të fituar zyrtarisht titullin kampion për këtë sezon.

SHIKOGOLAT

The post Tre gola për gjashtë minuta, nis festa në “Allianz Arena”. Bayern e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Stuttgart (video) appeared first on Telesport.