Manchester City ka fituar 2-1 ndaj Arsenalit në “finalen” e sezonit, e luajtur në “Etihad”, e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.
Pas një asisti të marrë nga Matheus Nunes, ishte Rayan Cherki që tregoi gjithë klasin e tij, duke kaluar Man. City-n në avantazh në minutën e 16-të.
Në minutën e 18-të, pas një gafe të pafalashme të Gigio Donnarumma-s, ishte Kai Havertz që dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar shifrat. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Në minutën e 65-të, Man. City gjeti sërish golin e avantazhit. Pas një kombinimi të bukur mes Jeremie Doku dhe Nico O’Reilly, ky i fundit asiston për Erling Haaland, norvegjezi nuk mund të gabonte nga ai pozicion që ishte dhe dërgoi topin në rrjetën e David Raya.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Arsenal vazhdon të kryesojë renditjen me 70 pikë, por Man. City ndjek me 67 pikë dhe ka një ndeshje më pak, atë në transfertë ndaj Burnley.
The post Man. City fiton “finalen” ndaj Arsenalit dhe rikthehet fuqishëm në garë për titullin kampion (video) appeared first on Telesport.









