Sot u zhvillua Akademia Përkujtimore, e cila u organizua me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe ditës së rënies së heroit të Kosovës, Sali Çekaj.
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu e cila ishte e pranishme në këtë akademi tha se historia i jep kuptim kohës, por drejtimin e saj e përcaktojnë njerëzit, ata që, sipas saj, në çaste të vështira, nuk presin rrethanat të ndryshojnë, por marrin mbi vete barrën për t’i ndryshuar ato, në mesin e tyre qëndron edhe heroi Sali Çekaj, të cilin e kujtojmë sot, në 27-vjetorin e rënies së tij.
I pranishëm në Akademinë Përkujtimore ishte edhe i biri i heroi i cili e kujton me mall largimin e babait nga Gjermania për në Kosovë.
Komandant “Veterani” u kujtua nga ata që luftuan krah për krah si një njeri që nuk e duronte shtypjen nga armiku dhe që e ndiente si detyrim ta rrokte armën kundër tyre.
Ndiqni kronikë në vijim:






