Ushtria izraelite publikoi për herë të parë një hartë të vijës së saj të re të vendosjes brenda Libanit të dielën, duke vënë nën kontrollin e saj dhjetëra fshatra libanezë kryesisht të braktisura, disa ditë pasi hyri në fuqi një armëpushim me Hezbollahun, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Nuk pati komente të menjëhershme nga zyrtarët libanezë ose nga Hezbollahu i mbështetur nga Irani.
Izraeli dhe Libani ranë dakord të enjten për një armëpushim të mbështetur nga SHBA-të në luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut.









