Presidenti i vendit Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Zvicër në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit.
Thaçi aty ka takuar edhe homologun e tij, presidentin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, me të cilin ka diskutuar rreth marrëdhënieve të shkëlqyera bilateral mes Kosovës e Kroacisë, njofton Klan Kosova.
Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Thaçi, ka theksuar se Kosova pret vendimin për udhëtimin pa viza gjatë Presidencës Kroate në BE.
Ky është postimi i plotë i tij:
I lumtur për t’u takuar me kryeministrin @AndrejPlenkovic në kufijtë e @wef në Davos. Diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale midis #Kosova dhe #Kroacia. Theksoi se #Kosova pret vendimin për udhëtimin pa viza gjatë Presidencës Kroate të BE @ EU2020HR.
# WEF2020









