Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Haga ka dërguar kurorë lulesh te varri i ish-komandantit Sahit Jashari, i cili vdiq të enjten.
Thaçi ka shkruar edhe një mesazh në këtë kurorë lulesh.
“Jetove me nder, luftove me heroizëm dhe u përjetësove me veprën tënde. U prehsh në paqe, hero i UÇK-së!”, kurora mbi varrin e Sahit Jasharit e vendosur në emër të Hashim Thaçit.








