Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Skenderajit, Sami Lushtaku dikur kanë qenë sportist.
Siç e dëshmon edhe kjo fotografi e siguruar nga Magazina.al, Thaçi e Lushtaku dikur kanë luajtur për klubin e futbollit “Drenica”.
Në këtë fotografi e cila është shkrepur menjëherë pasluftës, shihet bashkë me lojtarët tjerë edhe Thaçi e Lushtaku në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj me fanellën e klubit “Drenica”, shkruan Magazina.
Ndonëse asnjëri nuk vazhdoj të merrej më me këtë sport, pasi zgjodhën politiken, Lushtaku për një kohë kishte udhëhequr “KF Drenicën”, ndërsa Thaçi mbeti një adhurues i këtij klubi.