Tensione në sallën e Kuvendit, Musliu – sigurimit: “Hera e parë, e fundit që më prek…” (VIDEO)

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një reagim të ashpër ndaj një pjesëtari të sigurimit, i cili ka tentuar që ta pengojë derisa e njëjta po i hedhtë ujë deputetes së LVV-së, Arbërie Nagavci.

“Hera e parë dhe e fundit që më prekë, a u kuptuam? Ndryshe, ndahesh keq me mua. Unë nuk jam ajo që të lejoj këtë”, i tha Musliu pjesëtarit të sigurimit.

“Shko kapi ata që e kanë uzurpu shtetin”, i tha më tej deputetja e PDK-së, pjesëtarit të sigurimit.

Musliu vazhdoi të hidhte gota të plastikës në drejtim të Nagavcit dhe deputetit tjerët të LVV-së, Egzon Azemi.

Në të njëjtën kohë, një diskutim i ashpër është zhvilluar mes deputeteve Nagavci e Donika Gërvalla, me deputeten e PDK-së, Blerta Deliu dhe atë të AAK-së, Albana Bytyqi. /