Tensione mes deputetëve të LVV-së dhe PDK-së në Kuvend, Rrustemi-Lushtakut: Mos më prek (VIDEO)

Deputetët e LVV-së, Adnan Rrustemi dhe Ardian Gola kanë debatuar ashpër me deputetët e PDK-së të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit me kërkesën e tyre për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive.

Gola dhe Rrustemi thanë se LVV po kërkon marrëveshje për presidentin konsensual, teksa deputetja, Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku akuzuan ata për shkeljen e Kushtetutës së vendit.

Situata u tensionua për pak momente mes Lushtakut dhe Rrustemit me këtë të fundit që i kërkonte atij të mos lëvizte me duar.

Në anën tjetër, Musliu iu drejtua atyre me termin ‘superkriminela’.