Ismaël Koné i është dashur vetëm një sezon për të fituar vendin e tij midis mesfushorëve më të mirë në Serie A. I mbërritur një vit më parë nga Marseja, 24-vjeçari kanadez ka provuar të jetë një lojtar kyç në sezonin e shkëlqyer me Sassuolo.
Statistikat e tij flasin vetë: një prani e vazhdueshme (32 ndeshje të luajtura), një kontribut i fortë si në sulm (6 gola në Serie A) ashtu edhe në mbrojtje. Ai gjithashtu i shfaqi këto cilësi në San Siro me një gol të bukur në barazimin 2-2 kundër Milan.
Drejtori sportiv i kuqezinjve Igli Tare, u shpreh për Kone: “Ai ka bërë shumë mirë këtë vit. Është një lojtar me karakteristika të caktuara dhe gjithashtu e njeh nivelin e lartë sepse ka luajtur disa ndeshje të rëndësishme në Francë“.
Ky vlerësim ka çuar në interesin konkret të Milan për të riun. Kuqezinjtë me siguri do të garojnë në Europë sezonin e ardhshëm, kështu që objektivi i parë i merkatos do të jetë zgjerimi i skuadrës. Ndaj, kanadezi është një talent shumë tërheqës për kuqezinjtë.
Kone është i ri (së shpejti do të mbushë 24 vjeç), ka një pagë modeste dhe e njeh mirë futbollin italian. Një vit më parë, Sassuolo pagoi 12 milionë euro për të, pork a një kontratë me vlerën 35 milionë euro për t’u larguar.
The post Tare piketon mesfushorin kanadez për Milan, po shkëlqen në sezonin e parë në Serie A appeared first on Telesport.









