Në festimet për titullin e 21-të të Inter nuk u fol vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen. dhe një nga emrat më të përfolur është ai i kapitenit Lautaro Martinez, që në një deklaratë për “Fox Sports” qetësoi tifozët zikaltër.
“A do të qëndroj shumë më gjatë tek Inter? Po, sigurisht,” u përgjigj Lautaro Martinez, që më tej shtoi: “E vërteta është se jam shumë i lumtur sepse, para se të vija këtu, Inter i kishin munguar disa trofe për një kohë të gjatë”.
“Titulli, Kupa e Italisë, Superkupa e Italisë dhe pastaj finalet e Champions League”, ne I kemi arritur ato, por duam më shumë. Nuk mund të ndalemi, pasi kur fiton, dëshira për të fituar rritet edhe më shumë”, shtoi Martinez.
Në fund, ai komentoi: “Për sa kohë që jemi në këtë klub, duhet të kemi këtë mentalitet. E kemi sjellë atë përsëri në majë dhe aty i takon. Tani na pret finalja e Kupës së Italisë, një shans për ta mbyllur vitin me dy trofe”.
The post Lautaro i premton besnikëri Inter dhe shpall objektivin e radhës së klubit zikaltër appeared first on Telesport.









