Mihrije Braha është një nga figurat publike që njihet për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe pa hezitim në deklarata.
E ftuar në emisionin “The Elite Way” në “ATV”, këngëtarja është kthyer pas në kohë, duke kujtuar një moment nga fëmijëria e saj, shkruan “Kosovarja”.
Ajo ka rrëfyer një përballje me policinë serbe në shtëpinë e saj, duke treguar se u kishte kërkuar të mos ia preknin Abetaren.
Rrëfimi i plotë i kësaj ngjarjeje është dhënë gjatë intervistës televizive, ku ajo ndan detaje nga përjetimet e asaj kohe.









