Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani kërkoi përshpejtimin e pranimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, sipas ilgiornale.it.
“Për Italinë, ribashkimi evropian është një përparësi. Ne mbështesim fuqimisht pjesëmarrjen e plotë të vendeve kandidate në Bashkimin Evropian, duke filluar me Shqipërinë, Malin e Zi dhe gjithashtu Serbinë”, deklaroi Tajani.
”Ne po punojmë gjithashtu për të gjetur zgjidhje të mira për Bosnjë-Hercegovinën. Prandaj, ne po punojmë së bashku edhe me vende të tjera që janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian për të përshpejtuar procesin e pranimit, sepse sa më shpejt të përfundojë ky proces, atëherë mund të fillojmë të punojmë edhe drejt pranimit të Ukrainës”, theksoi ai, në një konferencë shtypi në Bratislavë.








