Arian Tahiri, i ka bërë thirrje publike Halil Gecit që të tërheqë një publikim të bërë ndaj tij.
Tahiri ka thënë se Geci i ka atribuar qëndrime që nuk i ka shprehur dhe e ka etiketuar me formulime fyese.
Ai ka sqaruar se deklarata e tij për Albin Kurtin dhe “Republikën e re” ishte në kontekst të mbrojtjes së rendit kushtetues dhe institucioneve të Kosovës.
Tahiri ka kërkuar largimin e publikimit dhe një kërkimfalje publike, duke paralajmëruar se në të kundërtën do t’i drejtohet gjykatës për mbrojtjen e reputacionit dhe të drejtave të tij.
“Pretendimi se unë “e dua Republikën e vjetër serbe”, si dhe etiketimi “Tahirovski i Serbisë”, përbëjnë shtrembërim të deklaratës sime dhe fyerje të papranueshme, e cila cenon drejtpërdrejtë reputacionin dhe integritetin tim personal e publik. Në kuptim të Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes, kërkoj nga z. Geci që publikimin ta largojë dhe të kërkoj falje publike ndaj meje. Në të kundërtën, mbrojtjen e reputacionit dhe të drejtave të mia do ta kërkoj në Gjykatë”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:









