Opinionistja Dajana Berisha, në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova e ka pyetur Natyra Kuçin nga Partia Socialdemokrate se cila është kauza politike e PSD-së.
“Cila është kauza politike e PSD-së? Po i lëmë aksionet politike. Aksionet politike janë një aktivitet”, ka thënë Berisha.
Ajo ka kërkuar nga Kuçi që të tregojë më konkretisht se cila është kauza politike e PSD-së, duke përmendur edhe qëndrimet e saj ndaj opozitës dhe aksionet politike të partisë.
“Tregoni ju lutem, domethënë, financa nuk keni, kritikoni opozitën dhe aksionet janë të ngjashme me aksionet e Vetëvendosjes në fillimet e herës së saj. Kaq mësova. Kauza juaj politike deri tani?”, ka pyetur Berisha.









