Szoboszlai: Jemi të aftë ta përmbysim situatën, “Anfield” do të ketë një ndikim të madh

Dominik Szoboszlai foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes Liverpool-PSG, sfidë që luhet në mbrëmje në “Anfield”. Hungarezi është i bindur se “reds” mund ta përmbysin humbjen 0-2 në Parc des Princes javën e kaluar.

Unë besoj fuqimisht se mund ta përmbysim rezultatin sepse e di se çfarë jemi të aftë të bëjmë dhe lojtarët që kemi. E kemi treguar mentalitetin e duhur disa herë dhe do të na duhet përsëri sot“, deklaroi Szoboszlai.

Anfield do të ketë një ndikim të madh sot, e kemi parë shumë herë këtë sezon, sezonin e mëparshëm dhe në të kaluarën. Nuk do të jenë vetëm 11 lojtarët ose zëvendësuesit që do të hyjnë në fushë, por i gjithë stadiumi“, shtoi hungarezi.

Szoboszlai pranon se PSG e Luis Enrique është shumë më e vështirë për t’u përballur sesa skuadra që dikur kishte në përbërje Messi, Mbappé dhe Neymar: “Ata janë një skuadër tjetër tani. Ata kanë yje, por jo domosdoshmërisht të njëjtët si epoka e Kylian, Messi ose Neymar”.

“Tani Ata kanë lojtarë me karakteristika të ndryshme, në një sistem tjetër loje. Është shumë e vështirë të luash kundër tyre sot. Ata janë plot vetëbesim. Ne jemi gati edhe nëse ata po udhëheqin 2-0“, përfundoi Szoboszlai.

The post Szoboszlai: Jemi të aftë ta përmbysim situatën, “Anfield” do të ketë një ndikim të madh appeared first on Telesport.