Spalleti kërkon të sjellë te Juventus të preferuarin e tij për mbrojtjen, do të negociojë vetë për ta bindur

Pasi rinovoi kontratën dhe kaloi Como në renditjen e Serie A, duke u ngjitur në vendin e katërt, trajneri Luciano Spalletti tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm dhe po përgatit një listë dëshirash për klubin bardhezi për afatin kalimtar të verës.

Lista fillon me mbrojtjen, ku sipas Fabrizio Romano, trajneri i Juventus ka shprehur dëshirën për të punuar përsëri me Kim Min-Jae. Madje ai do të përpiqet personalisht ta bindë atë të transferohet në Torino këtë verë.

Mbrojtësi Korean, aktualisht pjesë e Bayern Munich, fitoi titullin kampion në Itali pikërisht me Spalletti në stol. Pavarësish se kontrata e tij skadon në vitin 2028, ai pritet të largohet nga Bavaria këtë verë.

Ai nuk luan titullar nga janari, ndërkohë që ka një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-trajnerin e tij. Megjithatë, Bayern nuk do të jetë i gatshëm të bëjë kompromis: ata do të kërkojnë rreth 40 milionë euro për mbrojtësin.

Kjo është një shifër e konsiderueshme, ashtu si edhe paga e lojtarit, e cila në Bavari fiton mbi 8 milionë euro neto në vit. Prandaj, për ta sjellë atë në Torino dhe për ta vjedhur nga Milan, kualifikimi për Champions do të jetë vendimtar.

The post Spalleti kërkon të sjellë te Juventus të preferuarin e tij për mbrojtjen, do të negociojë vetë për ta bindur appeared first on Telesport.