Operacion kundër drogës në Ferizaj, kapet sasi e madhe e heroinës

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë kryer një operacion kundër drogës në Ferizaj.

Në operacionin “White Star”, më 13 prill, janë kapur 17.9 kilogramë heroinë.

Gjatë operacionit janë arrestuar katër persona.

“Një operacion i koordinuar ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës – Task Forca “White Star”, i zhvilluar më 13 prill 2026 në Komunën e Ferizajt, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar për trafikim të narkotikëve, duke e çuar në katër numrin total të të arrestuarve”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.

Të ndaluarit A.D., S.Sh., M.Sh. dhe M.B. dyshohen për kryerjen e disa veprave penale