Wojciech Szczesny po përjeton një fazë të papritur të karrierës së tij. Dy vite më parë vendosi të tërhiqej nga futbolli në moshën 34-vjeçare, por më pas Barcelona e riktheu në fushë dhe portieri polak fitoi trofe me katalanasit.
Szczesny është shfaqur shpesh me cigare në dorë, teksa në një intervistë për “New York Times” foli hapur për vesin e tij: “Përpiqem të jem sa më autentik. Ndoshta nuk duket gjëja më profesionale në botë, por unë jam kështu. Njerëzit e dinë që kam një varësi nga e cila nuk arrij të çlirohem”.

Ish-portieri i Arsenalit, Juventusit dhe Romës pranoi: “Mendoj se shumë futbollistë kanë varësi, qoftë nga nikotina, alkooli apo bixhozi. Unë jam një lojtar që flas hapur për të. Është një varësi kundër së cilës nuk jam as i gatshëm të luftoj”.
Megjithatë, ai dha një mesazh të qartë për të rinjtë: “Nuk do t’i këshilloja kurrë askujt të fillojë të pijë duhan. Është diçka e tmerrshme dhe të gjithë duhet ta shmangin”.
al”>Telesport.







