Është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Olluri.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët dhe miqtë e të ndjerit, transmeton Klankosova.tv.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Fatmir Olluri. Pata fatin ta njoh Fatmirin gjatë viteve të luftës dhe ta njoh nga afër si një njeri me virtyte të larta atdhedashurie, i afërt me të gjithë, por njëkohësisht të palëkundur në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës së UÇK-së. Kontributi i tij për çështjen kombëtare dhe për lirinë e Kosovës mbetet i pashlyeshëm në historinë e shtetit tonë. Shok, u ndave nga ne shumë herët, por kujtimi, vepra dhe idealet e tua do të jetojnë përherë tek ne”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të një miku të të ndjerit.







