Eliminimi i Portugalisë nga Botërori la një Cristiano Ronaldo të përlotur, teksa ëndrra për të fituar Kupën e Botës i shpëtoi sërish. Për një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë, ky mbetet trofeu i vetëm që mungon në karrierën e tij.
Pas largimit nga turneu, Ronaldo është kthyer në Portugali për të kaluar disa ditë me familjen në rezidencën e re në Cascais, një projekt i nisur në vitin 2019 dhe i përfunduar pas disa vitesh.

Vila ndodhet në zonën ekskluzive ‘Quinta da Marinha’ dhe shtrihet në një pronë prej rreth 12 mijë metrash katrorë. Rezidenca dykatëshe ka afro 5 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi dhe është projektuar për t’i ofruar privatësi maksimale Ronaldos, Georginës dhe fëmijëve të tyre.
Shtëpia përfshin kopshte, pishina të brendshme dhe të jashtme të lidhura me mure xhami, palestër moderne, ‘spa’ dhe një pistë private ‘bowling’-u. Gjithashtu ka një garazh për më shumë se 20 makina luksoze, ndërsa brendësia është zbukuruar me mermer italian, rubineta prej ari dhe një mural të realizuar nga ‘Louis Vuitton’.

The post Strehëza luksoze e CR7 dhe Georgina Rodríguez; 12 mijë metra katrorë, pistë bowlingu private dhe pishinë gjigante appeared first on Telesport.








