Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, foli pas fitores 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës: “Është e vështirë ta përshkruajmë atë që po ndiejmë tani, por duhet të jetë diçka e ngjashme me lumturinë dhe krenarinë që të drejtosh profesionistë si këta. Na mbetet edhe një hap për të bërë dhe do të përpiqemi ta hedhim”.
Trajneri spanjoll theksoi se skuadra ka ende shumë emocione për të përjetuar: “Ka shumë tension të grumbulluar, është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Të luash në një finale të Kupës së Botës është privilegj vetëm për të përzgjedhurit, ndaj duhet ta përjetojmë plotësisht këtë moment”.
Në fund, De La Fuente kujtoi rrugëtimin e ekipit: “Kur e nisëm këtë projekt pothuajse 4 vite më parë me një ide të qartë, i qëndruam besnikë asaj ideje dhe ajo na solli deri këtu”.
The post Spanja në delir, De La Fuente nuk ndalet: Tani na mbetet edhe një hap për të bërë… appeared first on Telesport.








