Spanja “korrigjon” gabimin e ndeshjes së parë dhe bën detyrën ndaj Arabisë Saudite (video)

Spanja ka fituar 4-0 ndaj Arabisë Saudite, në ndeshjen e dytë në grupin H, në sfidën e luajtur në Atlanta. Sfida u zhbllokua që në minutën e 10-të. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Mikel Oyarzabal, Lamine Yamal e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë.

Ky është goli i parë në Botëror për Yamal. Mikel Oyarzabal shënoi dy gola të shpejtë në 3 minuta. Fillimisht me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, duke i “vjedhur” topin kundërshtarit dhe golin e dytë, pas një asisti me kokë nga Dani Olmo.

Pjesa e parë mbyllet 3-0 për Spanjën. Pjesa e dytë nis po ashtu furishëm për spanjollët, të cilët gjejnë golin e katërt në minutën e 47-të, ku goditja e Marc Cucurella u devijua nga Hassan Tambakti dhe u quajt autogol. Në minutat shtesë, ishte Ferran Torres që gjeti rrjetën, por goli i tij u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Spanja fiton 4-0 dhe merr kryesimine grupit H, me 4 pikë. Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Uruguajit dhe Cape Verde, luhet në mesnatë.

SHIKOGOLAT

The post Spanja “korrigjon” gabimin e ndeshjes së parë dhe bën detyrën ndaj Arabisë Saudite (video) appeared first on Telesport.