Inter dërgon ofertën zyrtare 25 mln euro për Curtis Jones, Liverpool refuzon dhe habit zikaltrit me çmimin e ri

Tashmë dihet prej kohësh që mesfushori i Liverpool-it, Curtis Jones, është nën radarin e Interit. Së fundmi, Inter i ka dërguar një ofertë zyrtare prej 25 milionë eurosh Liverpool-it, për mesfushorin anglez, por që është refuzuar nga të kuqtë.

Sipas The Times, Liverpool e vlerëson mesfushorin 25-vjeçar plot 40 milionë euro, dhe gjithashtu po kërkon 10-15% të kartonit të tij për çdo shitje të mundshme të lojtarit në të ardhmen.

Hendeku mes ofertës së Interit dhe pretendimit të Liverpool është i madh, por vera është e gjatë dhe nuk përjashtohet mundësia që klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Kujtojmë se Jones ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpool, e cila i skadon në qershor të vitit 2027.

The post Inter dërgon ofertën zyrtare 25 mln euro për Curtis Jones, Liverpool refuzon dhe habit zikaltrit me çmimin e ri appeared first on Telesport.