E gjithë vëmendja sot do të jetë padyshim në “Etihad”, aty ku do të përballen Manchester City dhe Arsenal, në një sfidë vendimtare për të përcaktuar kampionin e këtij sezoni.
Aktualisht, Arsenal kryeson renditjen me 70 pikë, 6 më shumë se City, por ekipi i drejtuar nga Guardiola ka një ndeshje më pak, atë ndaj Burnley në transfertë, që do të luhet mesjavën e ardhshme.
Në rast se City fiton sot dhe të mërkurën ndaj Burnley, barazon në vend të parë Arsenalin. Të dyja ekipet vijnë me disa mungesa sot për shkak dëmtimesh. Te City mungojnë Ruben Dias, Josko Gvardiol dhe John Stones. Tek Arsenal mungojnë, Mikel Merino, Bukayo Saka, Martin Odegaard, Riccardo Calafiori, Jurrien Timber dhe Noni Madueke.
Man City XI: Donnarumma; Matheus Nunes, Khusanov, Guehi, O’Reilly; Rodri, Bernardo Silva; Semenyo, Cherki, Doku; Haaland
Arsenal XI: David Raya; Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapié; Zubimendi, Rice; Madueke, Eze, Odegaard; Havertz
The post Sot vendoset fati i titullit në PL. Man. City-Arsenal, gati për finalen e madhe. FORMACIONET ZYRTARE appeared first on Telesport.









