JD Vance do të kryesojë ekipin negociator të SHBA-së në Pakistan

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha BBC-së se zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance do të udhëtojë për në Islamabad me këshilltarët e Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, për bisedime.

Ende nuk është e qartë nëse Irani do të marrë pjesë në bisedime, ose kush do ta përbëjë atë ekip negociator nëse ai udhëton për në Pakistan, shkruan BBC, raporton KlanKosova.tv.

Ndërkohë, Islamabadi ka nisur përgatitje për të pritur dy delegacionet./KlanKosova.tv.

Islamabadi përgatitet për bisedimet e reja mes SHBA dhe Iranit