Derbi i Merseyside mes Everton dhe Liverpool është mbyllur 1-2 për të kuqtë pas një goli të Virgil van Dijk në fund fare, sfidë e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.
Fillimisht ishin vendasit që gjetën golin në minutën e 27-të, ku pas një topi të gjatë të nisur nga Jordan Pickford dhe një krosimi në zonë, ishte Iliman Ndiaye që dërgoi topin në rrjetë. Por, festa e Everton shkoi kot, goli u anullua për pozicion jashtë loje.
Dy minuta më pas, Liverpool gjen golin e avantazhit me Mohamed Salah. Egjiptiani shënon pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Cody Gapko. Kujtojmë se ky është derbi i fundit për Salah, pasi do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për të kuqtë.
Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, të cilët barazuan shifrat me Beto në minutën e 53-të. Në minutën e 58-të, Liverpool humb Giorgi Mamardashvilin, gjeorgjiani dëmtohet dhe në vend të tij futet portieri i tretë Frederick Woodman, pasi edhe portieri i parë, Alisson Becker është i dëmtuar. Goli i fitores për të kuqtë u shënua në minutën e 101-të, ku ishte Van Dijk që shënoi me kokë pas krosimit të Dominik Szoboszlai nga këndi. Liverpool mban vendin e 5-të me 55 pikë pas kësaj fitoreje, Everton në vendin e 10-të me 47 pikë.
Në dy sfidat e tjera, Aston Villa bëri më së miri detyrën në shtëpi duke mposhtur 4-3 Sunderland, në një sfidë tejet spektakolare. Dopietë e Ollie Watkins dhe golat e Morgan Rogers dhe Tammay Abraham vulosën fitoren e vendasve. Për miqtë shënuan Christopher Rigg, Hume dhe Isidor. Pas kësaj fitoreje, Aston Villa përforcon pozitat në vendin e katërt me 58 pikë.
Nottingham Forest fitoi me përmbysje 4-1 ndaj Burnley. Tregolësh i Morgan Gibbs-White dhe goli i Igor Jesus në pjesën e dytë, duke e bërë të pavlefshëm golin e Zian Flemming në fund të pjesës së parë. Broja u aktivizua në minutën e 84-të.
The post Fitore e çmendur e Liverpool-it në derbi, Van Dijk shënon në minutën e 101-të. Broja luan minutat e fundit në humbjen e Burnley appeared first on Telesport.









