Sot është një ditë e veçantë për Jonida Vokshin, pasi vajza e saj Ema feston ditëlindjen e gjashtë. Me këtë rast, moderatorja ka ndarë një dedikim prekës, duke kujtuar ditën kur solli në jetë vajzën e saj.
Jonida ka treguar se lindja nuk ishte e lehtë, pasi përjetoi 12 orë të gjata me frikë, lodhje dhe lot. Megjithatë, momenti kur mori në krahë Emën bëri që çdo dhimbje të humbiste kuptimin.

“Para 6 vitesh, në këtë moment, po përjetoja dhembjen më të madhe që kisha njohur ndonjëherë. Nje lindje jo e lehtë. 12 orë të gjata, frikë, lodhje, lot… por pas kësaj erdhe ti!”, ka shkruar ajo.
Moderatorja është shprehur se Ema e bëri nënë për herë të parë dhe i mësoi se zemra mund të rrahë edhe jashtë trupit.
“Dhe nëse do më duhej ta përjetoja atë ditë edhe një mijë herë të tjera, do ta bëja pa u menduar, vetëm për të të pasur ty. Sot ti mbush 6 vjeç. E vogla ime, je bekimi më i madh i jetës sime”, ka përfunduar Jonida në urimin e saj për të bijën.








