Të premten në mbrëmje, Liverpool do të luajë ndaj Aston Villa në “Villa Park”, ndeshjen e fundit jashtë fushe në Premier League, ku diskutohet kualifikimi për në Champions League 2026-27. Skuadra e Unai Emery renditet e pesta me të njëjtat pikë si “Reds”, por pas tyre për shkak të golavarazhit. Fituesi siguron një vend në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.
Në konferencën para ndeshjes, Arne Slot hodhi poshtë idenë se Aston Villa mund të jetë e lodhur, edhe pse do të luajë dhe finalen e “Europa League”: “Ata luajtën të dielën, ne luajmë të premten, nuk e shoh lodhjen si një arsye të vlefshme”.
Trajneri holandez vlerësoi skuadrën e Emery: “Një nga arsyet pse janë në finalen e ‘Europa League’ dhe po bëjnë kaq mirë në Premier League është se kanë një skuadër shumë të thellë, me shumë lojtarë të nivelit të lartë”.
Slot foli edhe për Mohamed Salah: “Mo do të jetë i gatshëm, por vetëm për pak minuta”. Për të ardhmen e vet, Slot deklaroi: “Kam çdo arsye të besoj se do të jem trajner i Liverpool-it edhe sezonin e ardhshëm”.
The post Slot: Besoj se do të jem trajner i Liverpool-it edhe sezonin e ardhshëm appeared first on Telesport.









