Lushtaku: Pushteti i Kurtit tentoi të më sulmojë, nuk i toleroj etiketat “Sami Serbia”

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të degës së LVV-së në atë komunë, Hysni Mehani.

Lushtaku thotë se etiketat “Sami Serbia” nuk i toleron, prandaj edhe reaguan.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, shkruan ai.