Komuna e Skenderajt do të vazhdojë të mbulojë financiarisht shërbimin e varrimit për familjet në të gjithë territorin e komunës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili njoftoi se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti.
Sipas Lushtakut, marrëveshja parasheh vazhdimin e mbulimit financiar të këtij shërbimi edhe në vitet e ardhshme, me synim lehtësimin e barrës për familjet në momentet e humbjes së një anëtari.
“Si institucione e kemi për obligim t’u gjendemi pranë qytetarëve atëherë kur kanë më së shumti nevojë, si përgjegjësi, por edhe respekt për çdo familje të Skenderajt”, shkroi Lushtaku në Facebook./








