S’ka fitues në ndeshjen Liverpool-Bayern

Liverpool dhe Bayern Munich kanë luajtur barazim 0-0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar të martën mbrëma në stadiumin ‘Anfield Road’, ka përfunduar pa fitues.
Vendasit e Liverpoolit, ishin më kërkues në fazën ofensive, ku krijuan disa mundësi të mira shënimi, por pa arritur të mposhtnin portierin Manuel Neuer.
Pavarësisht rezultatit jo të favorshëm nga ndeshja e parë, Jurgen Klopp vendosi të mos e inkuadrojë fare në lojë Xherdan Shaqirin, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Bayern Munich.
Ndeshja e kthimit në “Allianz Arena” luhet pas tri jave.