Simpatizanti i Albin Kurtit ofendon rëndë Rifat Jasharin

Një simpatizues i Lëvizjes Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin, ka ofenduar rëndë kryefamiljarin e familjes legjendare Jashari, Rifat Jasharin.

Në një postim në Facebook ku pasqyrohej fytyra e Rifat Jasharit, Mexhid Kukaj – simpatizant i LVV-së, ka ofenduar bacën Rifat.

“I ka mustaqet si një qen plak”, thuhet në komentin e Kukajt në Facebook.

Në profilin e tij, Kukaj shpreh hapur admirimin për kohën e Jugosllavisë dhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

“VETEM VAZHDO UDHEN E MBAR… BRAVO!!!”, thuhet në një postim të Kukajt ku pasqyrohet kryeministri Kurti.

“HERO NUMER NJE I LEVIZIJES PER REPUBLIKEN E KOSVOES NE KOH TE VESHTIR KUR SRBIJA ÇETNIKE SUNDONTE KOSVEN!!”, thuhet në një tjetër postim të Kukajt të shpërndarë më 30 mars.

Përpos admirimit për Lëvizjen Vetëvendosje, Kukaj shpërfaq urrejtje për UÇK-në dhe ish-komandantët e saj.

“HASHIM MU*I ESHTE MBAS HEKURAVE SI MAJMUN NE KOPSHTE ZOLOGJIK!!” shkruan Kukaj në profilin e tij më 11 prill.