Vdesin dy fëmijë dhe babai: Pamje nga vendi i tragjedisë në Malishevë

Një zjarr në ndërtesë kolektive në lagjen Mirdita në Malishevë ka përfunduar tragjikisht, ku kanë humbur jetën një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, 12 dhe 9 vjeç.

Ekipet emergjente kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaqet e zjarrit po hetohen.

Banorë dhe zyrtarë komunalë ndodhen jashtë objektit banesor, tregojnë pamjet e publikuara nga televizioni lokal RTV Malisheva.