“Shumë vite me ne”; plani i Marottës për rinovimin e Chivu dhe objektivat e parë në merkato

Me ose pa “yllin e argjendtë”, Cristian Chivu është e ardhmja e Interit. Këtë e dëshiron vetë trajneri, lojtarët që kanë krijuar një raport të fortë me të, duke lehtësuar rrugën drejt titullit të 21-të, por edhe drejtuesit, që kanë vlerësuar rritjen e tij javë pas jave në sezonin e parë të plotë në Serie A.

Pas fitores vendimtare ndaj Parmës, presidenti Beppe Marotta deklaroi: “Ky është titulli i Cristian Chivu dhe i skuadrës. E zgjodhëm me guxim, mund të qëndrojë tek Interi për shumë vite”. Kontrata 2-vjeçare e firmosur në verën 2025 pritet të zgjatet. Marotta synon të rinovojë me të deri më 2028, me pagë nga 2.5 në 3.5 milionë euro në sezon.

Chivu do të jetë në qendër të projektit, ndërsa skuadra do të rinovohet edhe për arsye moshe. Në merkato, Nico Paz mbetet një ëndërr, ndërsa objektivat konkretë janë Manu Koné dhe Marco Palestra. Mesfushori i Romës shihet për forcë dhe ritëm, ndërsa anësori i Cagliarit për të tashmen dhe të ardhmen. Më pranë duket Tarek Muharemovic, mbrojtësi boshnjak që pritet të largohet nga Sassuolo.

The post “Shumë vite me ne”; plani i Marottës për rinovimin e Chivu dhe objektivat e parë në merkato appeared first on Telesport.