Menu Close

Shtyhet seanca ku pritej shqyrtimi i Ligjit për Specialen

Është shtyrë seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritej të votohej Ligji për Dhomat e Specializuara.

Është shtyrë për një kohë të pacaktuar vazhdimi i seancës me tri pika të rendit të ditës, ndër të cilat ishte edhe shqyrtimi i Ligjit për Specialen.

Nënkryetari i Kuvendit, Aridan Gola ka thënë se vendimi për shtyrjen e kësaj seance ka ardhur pas “diskutimeve të ngjeshura” mes shefave të grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit politikë të këtyre grupeve.

“Konsideruam që seanca që është thirrur me tri pika për vazhdim në orën 10:00 të shtyhet deri në votimin e ardhshëm, po vazhdojme menjëherë me seancën e rradhës”, ka thënë Ardian Gola.

Para orës 10, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku ka shkuar për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ajo ka thënë se nuk kanë dallime për përmbajtjen e Ligjit, vetëm për çështjet procedurale.

Ndërkohë para se të niste seanca, janë parë diskutime mes saj dhe Kurtit.

Related Posts