Shqiptarët në Kanada refuzojnë takimin me ministrin e diasporës Dardan Gashi

Shqiptarët që jetojnë në Kanada kanë refuzuar të takohen me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e diasporës Dardan Gashi.

Kjo pasi që ata nuk e duan atë për shkak të mënyrës se si mori pozitën duke ndërmjetësuar, si dhe për skandalin e tij të gjuajtjes me armë në odën e Fatmir Limajt, raporton portali arbresh.info.

Por të njëjtët kanë zhvilluar një takim me ministrin shqiptar për diasporën Pandeli Majkon, i cili ishte gjithashtu në vizitë zyrtare në Kanada.

Sipas burimeve të portalit “Arbresh.info”, Gashi ka pësuar edhe një goditje tjetër nga diaspora. Është Rrjeti i Bizneseve Kosovaro-Kanadeze që gjithashtu nuk ka pranuar të takohet me të.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptaro Kanadeze ka refuzuar marrjen përsipër të takimeve të ministrit me komunitetin e biznesit në Kanada për shkak të raporteve jo të mira të tij me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës në Përgjithësi.

Kujtojmë se Dardan Gashi mori pozitën e tij pas ndërmjetësimit si sekser ndërmjet partive për t’ia mundësuar Ramush Haradinajt krijimin e qeverisë pas gati tre muajsh zgjedhjeje.