Goditja e dënimit të Egnatias magjeps botën, merr notën 10 nga Kvaratskhelia. Çfarë kryevepre tekniko-taktike (video)!

Finalizim i klasit të lartë i goditjes së dënimit dhe eurogoli që po bën xhiron e globit. Egnatia ka realizuar një nga momentet më të bukura të futbollit shqiptar, duke lënë “pa tekst” jo vetëm Vllazninë që kishte përballë, portën e së cilës ndëshkoi me atë kryevepër tekinko-taktike, por edhe opinionin ndërkombëtar.

Gjithçka nisi nga vizioni dhe qetësia e Albano Aleksit, i cili ndërtoi goditjen e lirë me inteligjencë, për t’ia besuar më pas Jaime finalizimin spektakolar. Një kombinim teknik dhe taktik që rrallë shihet në këto nivele.

Reagimi më i bujshëm erdhi nga ylli i PSG, Kvaratskhelia, i cili e vlerësoi atë kryevepër të Egnatias me notën 10, madje duke shprehur habinë se një perlë e tillë duket e pabesueshme të vijë nga Shqipëria.

Ky nuk është thjesht një gol, është art i pastër në lëvizje, që ka marrë vëmendjen e yllit të PSG-së, i cili e ka zgjedhur mes goditjeve të lira më spektakolare në futboll, sikurse shprehet edhe në videon më poshtë.

The post Goditja e dënimit të Egnatias magjeps botën, merr notën 10 nga Kvaratskhelia. Çfarë kryevepre tekniko-taktike (video)! appeared first on Telesport.