Rreth një miliard dollarë dërguan emigrantët në Shqipëri gjatë vitit 2016. ‘Pew Research Center’, qendra kërkimore amerikane, ka bërë publike hartën e remitencave, para apo asete që emigrantët dërgojnë në vendit e tyre, për vitin 2016, duke renditur dhe shtetet nga ku këto para dërgohen, shkruan Exit.
Emigrantët nga Greqia renditet të parët me rreth 463 milionë dollarë të dërguar në Shqipëri, në vend të dytë vjen Italia me 382 milionë dollarë. Më pas renditen shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 77 milionë dollarë të dërguara, ata që jetojnë në Gjermani me 37 milionë dollarë. Mes vendeve të para renditen dhe vendet fqinje, Maqedonia me 19 milionë $ dhe Mali i Zi me 15 milionë $.
Ndërkohë gjatë 2016-së, remitencat dalëse nga Shqipëria ishin 185 milionë euro. Vendet ku u dërguan më shumë nga këto para janë Serbia me 75 milionë euro dhe Kroacia me 31 milionë euro.
Në rang ndërkombëtar vihet se nga nga viti i kaluar, dërgesat e emigrantëve drejt shtëpive të tyre kanë rënë, megjithatë një matje e saktë e remitencave është e vështirë pasi shpesh ato dërgohen në kanale jozyrtare të pamatshme. /Telegrafi/