Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, është marrë sërish me armatosjen e Serbisë.
Sipas tij, armatosja e fqinjit të vet është shqetësuese pasi, siç u shpreh ai, ndikon në siguri.
“Nuk do të duhej të reagonim në çdo gjë të pakuptimtë që thuhet nga ana tjetër e Danubit, kështu do të ndodh gjithnjë. Por ajo që bëhet atje në sferën materiale, pra armatimi i tyre, e me këtë duhet të merremi dhe të iu kushtojmë vëmendje. Sepse kjo ndikon në sigurinë, është reale, potencialisht kinetike, dhe kjo na kushton me para”.
“Dhe pyetemi për sa para bëhet fjalë, dhe ku po na dërgon kjo garë. Sepse ekzistojnë gjëra më të rëndësishme rreth kësaj. Kroacia e fitoi luftën, kurse Serbia po armatoset, dhe krejt kohën thotë se ‘Stuhia’ kurrë më nuk do t’i përsëritet. Unë nuk shoh që kjo do të përsëritet, dhe nuk shoh as mënyrë që Kroacinë e kërcënon ndokush”, theksoi presidenti kroat, Zoran Millanoviq.
Këto komente, ai i bëri në përvjetorin e operacionin “Stuhia”, në Knin. /Klankosova.tv







