Policia ka dhënë informacion paraprak lidhur me flakët që kanë përfshirë pikën e karburantit në superstradën Lezhë-Laç. Ajo njofton se nga shpërthimi janë lënduar 6 persona, njëri prej të cilëve është nisur drejt repartit të djegies në Tiranë për një mjekim të specializuar.
“Zjarrfikset kane vene nen kontroll zjarrin te karburanti. Eshte shmangur plotesisht rreziku i perfshirjes nga flaket i depozitave te karburantit. Nga shperthimi i bombules se gazit ne karburant jane lenduar 6 persona.. Njeri prej tyre po transportohet per ne Tirane ne repartin e djegies.
5 te plagosurit e tjere jane jashte rrezikit per jeten. Zjarrëfikësit po punojnë për elemimin e plotë te zjarrit. Sherbimet e policise kane vendosur perimeter sigurie dhe kane larguar gjithe njerezit perrreth karburantit”, njofton policia.